Një person mbeti i plagosur me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Plug të Lushnjes. Policia thotë se Flamur Mane ka marrë plagë çifteje në pjesën e kokës dhe po kurohet në spital në Tiranë. Mësohet se Mane është pronar i një stani dhe është qëlluar pas sherrit me tre persona, me të cilët ka pasur një konflikt, referuar dëshmisë së familjarëve të tij.