Plagosën rëndë një shtetas, duke e goditur me sende të forta, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetasit në kërkim. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.