Policia italiane gjatë kontrolleve territoriale, arrestoi një të ri shqiptar për vjedhje, teksa po heton edhe për bashkëpunëtorët e tij, pasi dyshohet për një grup “skifterësh” që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Sipas mediave italiane, efektivët identifikuan një veturë “Alfa Romeo”, që hyri në një rrugë pa krye, ndërsa karabinierët e ndoqën dhe panë dy persona që po tentonin të kapërcenin gardhin e një shtëpie private. Të zbuluar, ata u larguan me shpejtësi, duke u përpjekur ti shpëtonin policisë, por një prej tre personave u kap dhe u ndalua për kontroll.