Pirpiria e Gjirokastrës veshja disa shekullore që përcaktonte klasën shoqërore të individëve që e mbanin veshur nuk ishte shfaqur në publik apo evente artistike që prej katër dekadash. Momenti i fundit i dokumentuar ishte pirpiria e mbuluar me dekoracione qëndisur në fije ari e prezantueses së eventit me rastin e çeljes së pikës kufitare të Kakavijës në fillim të viteve ‘80.