Një valë e pandërprerë të nxehti po mundon rajonet veriperëndimore dhe disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku miliona njerëz po përballen me një raund tjetër temperaturash përvëluese. Mbi 30 milionë banorë në këtë pjesë të SHBA-së janë nën alarmin e kuq të autoriteteve.