Ashtu si e kishte paralajmëruar, piktori surrealist Amarildo Ruci zhvilloi performancën ‘live’ në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 24 gushtit. Në përreth tre orë artisti realizoi një vepër në një tablo me përmasa 2x 3 metër, në teknikën e vajit. Kjo përballë të pranishmëve që e duartrokisinin hap pas hapi. E shoqëruar me muzike dhe një ekspozitë të disa prej veprave të artistit.