Amarildo Ruci, artisti që më së shumti është njohur për pikturën e tij pa penela, dhe që vitin e shkuar e kurorëzoi punën e tij me një ekspozitë ne Carrousel du Louvre, sapo ka sjellë krijimet e tij të fundit në Galerinë e Tiranës. ‘ prapa kanavacës’ quhet ekspozita e tij e fundit , e cila ka një mënyrë tërësisht të re të pikurimit, ku ne telajo insertohet dhe pjesa e mbrapa kanavacës.