“Yjet” e autorit Valmir Aziri, sekretarit shtetëror në ministrinë e kulturës së Maqedonisë, zbresin në stacionin e radhës, këtë herë në Tiranë. Kështu titullohet ekspozita e tij si variacion i konceptit bazë Ad Astra (Tek Yjet). Pikturat e tij vijnë në formë buqetash, lajmëtarësh, aurorash.