Qeveria e Kosovës nuk e ka konfirmuar takimin e 22 qershorit të thirrur nga përfaqësuesi për politike të jashtme të Bashkimi Evropian, Josep Borrell, për fillimin e bisedimeve me Serbinë. Për ta konfirmuar këtë takim, Kryeministri Albin Kurti pret që fillimisht të ketë caktim dhe pajtueshmëri për temat që do të diskutohen.