Megjithse analizat mjekoligjore ende nuk kanë dalë ekspertët që po hetojnë shkakun e vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurti nga ekzaminimet e kryera dyshojnë se shkak ka qenë lënda narkotike. Grupi I mjekëve ligjorë ende nuk e ka rezultatin se sa ka qenë sasia e kokainës që është përthithur nga organizmi por dyshojnë se efektet negative të saj janë përshpejtuar nga vrapi që viktima ka bërë për ti shpëtuar policisë.