Qarkullimi prej pikëkalimit të Kakavijes ka qenë minimal përgjatë ditës së sotme. Që prej orës 9 të mëngjesit e deri në orën 18 të mbrëmjes pala greke njoftoi se do të ishte duke instaluar sistemin e ri të menaxhimit të të dhënave dhe për këtë nuk u lejua hyrja në Greqi e shtetasve me pasaporta shqiptare. Prej mungesës së marrjes së këtij njoftimi pati disa qytetarë që u kthyen pas ose po qëndrojnë në pritje të çeljes së pikës së Kakavijës.