Pezullimi i furnizimit të Polonisë dhe Bullgarise nga Gazpromi rus ka ndikuar menjëherë në cmimin e gazit në Europë, duke bërë që ai të rritet brenda ditës me 20%. Moska e arsyetoi pezullimin e eksporteve drejt këtyre dy vendeve me refuzimin e tyre për të paguar me rubla. Fill pas kësaj, cmimet referente europiane u rritën në 121 euro, për të arritur nivelin e tyre më të lartë, pothuajse shtatë herë më shumë se një vit më parë.