16 shtatori shënon 80 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje historike për popullin shqiptar. Tashmë është kthyer në një traditë, që në këtë datë të organizohet Peza n’Fest nga bashkia e Tiranës, një ditë e mbushur me argëtim, sport dhe muzikë. Dita nisi me ceremoninë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve Pezë dhe vijoi me aktivitete për fëmijë e të rritur.