Në sheshin e madh të Shkodrës, mes dritave shumëngjyrëshe dhe zhurmës së festës, bie në sy një fytyrë e panjohur për qytetin. Është Viktoria, një vajzë nga Australia, e cila ka lënë mijëra kilometra larg shtëpinë e saj, për t’u gatuar çdo ditë shkodranëve petulla tradicionale shqiptare.