Në qytetin e Cerrikut nisi firmosja e peticionit që kundërshton ndarjen e re territoriale. Banorët e Cerrikut kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin duke kërkuar qëndrimin si bashki më vete. Sipas organizatorëve, peticioni do tu dërgohet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare.