Top Channel/ Pete Hegseth “llogari” para Kongresit: Lufta në Iran nisi pa miratimin e ligjvënësve!
29/04/2026 12:30

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth do të përballet sot me pyetjet e ligjvënësve amerikanë për të parën herë që kur administrata Trump nisi luftën kundër Iranit, të cilën demokratët e kanë kundërshtuar si një konflikt të kushtueshëm, i cili nisi pa miratimin e Kongresit. Seanca dëgjimore para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbahet për të diskutuar propozimin e administratës lidhur me buxhetin ushtarak të vitit 2027, i cili do t`i çonte shpenzimet e mbrojtjes në një nivel historik prej 1.5 trilionë dollarësh. Hegseth dhe kreu i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Dan Caine, pritet të theksojnë nevojën për më shumë dronë, sisteme të mbrojtjes raketore dhe anije luftarake. Demokratët ka të ngjarë ta zhvendosin fokusin te kostot në rritje të luftës me Iranin, reduktimi i madh i municioneve kritike amerikane dhe bombardimi i një shkolle që vrau fëmijë. Disa ligjvënës mund të vënë gjithashtu në pikëpyetje se sa e përgatitur ishte ushtria për të rrëzuar dronët iranianë, disa prej të cilëve depërtuan mbrojtjen amerikane dhe vranë ose plagosën trupa të SHBA-së. Republikanët kanë thënë se do të vazhdojnë të kenë besim në udhëheqjen e Trump gjatë luftës, për momentin, duke përmendur programin bërthamor të Iranit, mundësinë e rifillimit të bisedimeve dhe rreziqet e larta të tërheqjes. Megjithatë, edhe në radhët e vetë ligjvënësve amerikanë ka zëra të interesuar që konflikti të përfundojë, mes frikës se nëse lufta zgjatet, zgjedhjet e mesmandatit mund të kthehen në një test kyc për presidentin. Hegseth i ka shmangur deri tani pyetjet publike nga ligjvënësit lidhur me luftën, ndonëse ka mbajtur konferenca të transmetuara nga Pentagoni, dhe kryesisht ka pranuar pyetje nga gazetarë konservatorë, ndërsa ka cituar pasazhe biblike për të kritikuar mediat kryesore në vend. Por këtë herë, Sekretari i Mbrojtjes do të përballet me një dinamikë shumë më të ndryshme pasi pyetjet e ligjvënësve ka të ngjarë të shkojnë përtej buxhetit dhe luftës, duke prekur edhe cështjen e largimit nga detyra të disa drejtuesve të lartë ushtarakë.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52