Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëve vepruese që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut. Gjatë viteve 2022–2024, periudhë kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Anila Denaj, sipas raportit përfundimtar të auditimit të KLSH-së, 10 pesticide të ndaluara u lejuan të shiteshin në farmacitë bujqësore.