Në ujërat rreth Karaburunit është kapur sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët. Ai quhet ‘peshku luan’ dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera detare.