Mediat angleze zbuluan identitetin e notarit që u sulmua nga një peshkaqen i bardhë në ujrat e Sidneit, në Australi. Gjithcka ndodhi aq shpejt përpara syve të pushuesve të tmerruar, sa e patën të pamundur t`i shkonin në ndihmë 35 vjecarit mes thirrjeve të tij të pashpresa. Vetëm një orë më vonë, rojet e plazhit do të nxirrnin nga uji gjysmën e trupit të të riut fatkeq.