5 muaj pas rrëshkitjeve masive të tokës në fshatin Spathar të Librazhdit, banorët e dëmtuar ende gjenden në qiell të hapur. 7 banesa u shpallën të pabanueshme, por pa asnjë zgjidhje tjetër, banorët jëtojnë aty cdo ditë me frikën e shembjes. Teksa i tremben dimrit dhe shirave që do të vijnë, banorët e Spatharit enden me dokumenta në duar dyerve të institucioneve pa marrë një zgjidhje.