Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim pesë mjekë të spitalit rajonal pasi dyshohet se neglizhuan trajtimin mjekësor të Bledar Sherifajt, i cili më pas ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pacientit, ç’ka dhe solli vdekjen e tij.