Një valë të nxehti mbytës ka bërë që në mbarë Europën të regjistrohen temperature rekord për qershorin. Fronti përvëlues ka bërë të kapërcehet kufiri mesatar i temperaturave karakteristike për këtë muaj, e kjo vlen edhe për veriun e kontinentit të vjetër. Dy ditë më parë, termometri në Norvegji shënoi 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik.