Vala e të nxehtit që ka përfshirë këto ditë Europën Jugperëndimore kulmoi të enjten në Spanjë, me temperatura përvëluese që nxisin zjarre të dhunshme në disa zona të vendit. Masa e ajrit të nxehtë e shty sërish zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit për të dytën ditë radhazi. Me një të nxehtë mbytësë u përballën edhe Greqia, Spanja e Portugalia, ndërsa Britania dhe Franca pritet të përjetojnë të njëjtën situatë gjatë ditëve në vijim.