Top Channel/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjaë, komuniteti mysliman jep detaje të reja
08/10/2024 19:24

Xhamia e Namazgjasë do të përurohet ditën e enjte, ndërsa Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dhënë detaje për inaugurimin e saj, ku pritet të jenë prezentë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Sipas njoftimit, thuhet se në ceremoni do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej. Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptar, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. “Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai. Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshire nga rrjetet e tij sociale këtë njoftim. Të pyetur nga Top Channel, zyra e shtypit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar për këtë lajm, dhe se emërimet në krye të xhamive nuk i bëjnë institucionet fetare të shteteve të huaja, por institucionet fetare shqiptarë. Edhe imamë të tjerë nuk pranuan të prononcohen duke u përgjigjur shkurt që nuk ka asgjë zyrtare. Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02