Ashtu siç është paralajmëruar prej ditësh, protesta ka nisur përshkallëzimin, me bllokim të rrugëve në kryeqytet. Në ditën e 102, itinerari i protestës nuk ishte i njëjti, nga sheshi Skënderbej te Kryeministria. Ndërsa një pjesë vijuan si çdo natë, një grup protestuesish bllokuan Unazën dhe Rrugën e Elbasanit, duke mos lejuar kalimin e asnjë makine, përveç rasteve emergjente. Nga podiumi poshtë godinës qeveritare mesazhet ishin të njëjta: dorëheqje e gjithë klasës politike. Nga organizatorët u bë paralajmërim për skenarë të rinj në vijim. Protesta e 102 u mbyll me marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u njoftua protestë kombëtare të shtunën e 12 shtatorit, ku në shesh do të bashkohet edhe diaspora.