Irani u godit këtë të shtunë nga vala e parë e sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael, teksa presidenti amerikan Donald Trump u zotua publikisht se Republikës Islamike nuk do t’i lejohet kurrë të ketë armë bërthamore. Sulmi i parë, i mbiquajtur “Operation Epic Fury”, shënjestroi zyrën e liderit Suprem, Ajatollahut Ali Khamenei. Nuk është ende i qartë fati i udhëheqësit 86-vjeçar, teksa mediat izraelite raportuan se ai është vrarë, lajm që u mohua nga Teherani. Gjithashtu, mediat njoftuan vrasjen e kreut të Rojeve Revolucionare islamike, gjenerali Mohammad Pakpour.