Grupi libanez Hezbollah lëshoi dhjetëra raketa Katyusha në një bazë të ushtrisë izraelite në lartësitë e pushtuara të Golanit. “Raketat u hodhën për të synuar selinë e Divizionit Golan”, tha grupi në një deklaratë këtë të hënë. Nga ana e saj, ushtrisë izraelite raportoi se u sulmuan me rreth 30 raketa, mes tyre një mjet ajror pa pilot që po vinte drejt Izraelit nga lindja. Izraelitët u kundërpërgjigjën ndaj zjarrit, ndaj nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.