Protestat e nxënësve në Francë, kundër mungesës së kushteve nëpër shkolla, u përshkallëzuan të enjten në dhunë dhe përplasje të forta me policinë. Autoritetet franceze njoftuan se kanë ndaluar më shumë se 600 protestues, shumica e të cilëve nxënës, ndërsa dhjetëra policë janë lënduar gjatë përplasjeve të dhunshme.