Valentina Asabella, eksperte e shëndetit mendor thotë, se nisur nga përvoja e gjatë, persona që vuajnë psikoza dhe që nuk janë trajtuar mund të kryejnë edhe vrasje. ‘Atyre iu duket sikur i përndjekin, duan t’i vrasin, i tallin, dëgjojnë zëra që iu thonë vrite këtë, se do shpëtosh, apo do shkojë në parajsë. Psikozat bëjnë që këta të dëmtojnë nënën, babanë, fqinjin, madje edhe fëmijë.’