Argumentet e Ukrainës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës variojnë nga fakti se Rusia mund ta përdorë atë si precedent për pushtimin e territoreve të vendit fqinj, te mbështetja e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, dhe municionet serbe që përfundojnë në këtë vend: Por në fund, nga sa sqaron për REL kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, vendimi për këtë cështje i takon presidentit Volodymyr Zelensky.