Mamaja e Mateos ndodhet në qytetin e Vlorës, duke protestuar për të vënë drejtësi për vogëlushin e saj, që u vra në mënyrë barbare nga fqinji Klodian Çalamani. E përlotur dhe e shkatërruar nga kjo ngjarje e rëndë, ajo është ulur në rrugën kryesore të Vlorës. Familjarët thërrasin me të madhe “Drejtësi për Mateon”. Për mediat ajo kërkon që ai të tregojë se përse e vrau vogëlushin.