Top Channel/ “Përrallë nga e kaluara”/ Filmi është zgjedhur pjesë e festivalit “Lumiere Classics”
19/09/2023 16:36

“Përrallë nga e kaluara”, filmi komedi ndër më të mirënjohurit në kinematografinë shqiptare do të shfaqet në tetor në Francë. Filmi me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 në vendin tonë është përzgjedhur të jetë pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion të Francës. Lajmin e bëri të ditur Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Ashtu si filmi "Tana", i cili u shfaq në të njëjtin festival në vitin 2022, edhe filmi "Përrallë nga e kaluara" do të mbajë tashmë logon Lumiere Classics, një logo prestigjioze që promovon restaurimet më të mira të kohëve të fundit dhe mundëson rizbulimin e tyre nga një audiencë gjithnjë e më e gjerë. thuhet nga Arkivi i Filmit në faqen e tij. Festivali i Filmit Lumiere është një festival vjetor filmi, që mbahet çdo tetor në Metropolis të Lyonit, Francë, që nga viti 2009. “Përrallë nga e kaluara” është mbështetur mbi disa motive të veprës së Andon Zako Çajupit "14 vjeç dhëndër" dhe më pas skenari është zhvilluar si krijim origjinal i Dhimitër Anagnostit. Filmi ishte fitues i çmimit "Aleksandër Moisiu" në vitin 1988 për skenarin. U nderua me çmimin e dytë në Festivalin e 8 të Filmit Artistik Shqiptar, 1990. Aktoret Hajrie Rondo dhe Elvira Diamanti u nderuan me çmimin e dytë dhe të tretë. Fiton çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Europës Lindore në Bondy, Francë 1990. Muzika e filmit është nga Limos Dizdari. Aktorë në role Admir Sorra, Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, Xhevdet Feri, Xhemil Tagani, Mira Minga, Teli Stefani, Mimika Luca, Medi Malkaj, etj. Filmi tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare.

Top Channel/ “Lin Delija, arti konkret i shpirtit”! Konferencë për krijimtarinë e piktorit të njohur
02/02 20:04
Top News – Angjelin Preljocaj magjeps Parisin / Rikthen baletin ikonik me një brez të ri balerinësh
02/02 14:08
Top Channel/ Lamtumira për Fitim Makashin/ Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare
01/02 15:19
Top Channel/ Rajmonda Bulku për Fitim Makashin: Shpirt i pastër dhe luftarak në heshtjen e tij
01/02 13:53
Top Channel/ Lamtumira për Fitim Makashin/ Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare
01/02 12:30
Top Channel/ 100-vjetori i Tish Daijas, mjeshtri që hodhi themelet e baletit, modernizoi muzikën
30/01 15:30
Top Channel/ Ekspozita që flet me kujtime! “FAMILIAR” është pjesë e javës kulturore zvicerane
29/01 20:06
Top Channel/ “Vetëm muzika më bën të lumtur”! Homazh për kompozitorin Nikolla Zoraqi
27/01 20:13
Top Channel/ Skulptor në vendlindje, artisti: Puna mision për të ruajtur identitetin e historinë
26/01 12:35
Top Channel/ Piktorja që synon arkitekturën: Kur krijoj, shpirti im ndihet i lirë
25/01 16:49
Top Channel/ “Poeti i filmit” përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes, Roza Anagnosti tregon amanetin
24/01 13:39
Top Channel/ “Djali” premierë prej datës 29 janar, Gjergj Prevazi zbulon kalendarin e ri artistik
23/01 12:33
Top Channel/ Regjisorët e rinj të skenës, Arben Imami: Keni privilegjin të krijoni një botë të re
22/01 20:03
Top Channel/ “Ku ka si Tirona”, shfaqja e Ansamblit sjell tingujt, folklorin dhe traditat e kryeqytetit
21/01 19:40
Top Channel/ Art mbi qilima! Mjeshtri i endjes që bashkon modernen dhe tradicionalen
19/01 20:01
Top Channel/ Problemet me Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe, korrigjohen disa fjalë
17/01 15:17
Top Channel/ Veshja mirditore, Age Vokrri trashëgon me dinjitet traditën e lashtë të zonës
17/01 12:25
Top Channel/ Karikatura shqiptare, studimi që tregon karikaturistët që krijuan imazhe mbresëlënëse
17/01 12:21
Top Channel/ “Rendi i Ri”/ Me regji të Kiço Londos, shfaqja ngjitet në skenën e Teatrit Bylis
16/01 15:28
Top Channel/ Ankesa për fjalorin e madh shqip, Kosova nuk u përfshi! Gjuhtarët shqiptarët: I ftuam
15/01 19:58
DIGITALB DIGITALB