Top Channel/ “Përplasjet” Trump-Starmer/ Kreu i shtëpisë së bardhë i mbyll dyert Ukrainës në NATO
27/02/2025 22:41

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer u takua me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Liderët e dy vendeve diskutuan për disa çështje të rëndësishme dhe u përballën me një mori pyetjesh nga gazetarët në Zyrën Ovale, në një konferencë për shtyp që zgjati për rreth gjysmë ore. Një nga momentet kryesore të diskutimit ishte deklarata e Trump se Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO dhe se do t’u paguante evropianëve për ndihmën që ata kanë dhënë në luftën kundër Rusisë. Ky pretendim i tij u korrigjua menjëherë nga lideri britanik, Keir Starmer, i cili e sqaroi se “vetëm një pjesë e ndihmës është dhënë si kredi, ndërsa për pjesën tjetër nuk do të ketë kurrsesi pagesa nga Ukraina”. Në një moment tjetër të konferencës, Trump u pyet për politikën e tij ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësinë që ky vend të shmangë tarifat prej 25% që ai ka kërcënuar se do të vendosë mbi Bashkimin Europian. “Po flasim për një vend shumë të ndryshëm nga BE -tha fillimisht Trump - Ky është një vend ku unë kam bërë investime, pasi zotëroj prona në Turnberry, zotëroj në Aberdeen dhe kam gjithashtu një vend të mrekullueshëm të quajtur “Doonbeg” në Irlandë. Pra, kam investime të rëndësishme në vendin tuaj”, tha Trump duke lënë të kuptohet se Britania mund të veçohet nga urdhri i taksave për Europën. Moment i rëndësishëm ishte edhe refuzimi i Trump për të përsëritur një pretendim të mëparshëm, ku ai kishte quajtur Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator”. Kur u pyet për këtë, Trump u përgjigj me humor: “A e thashë vërtetë këtë?”, duke shmangur diskutime të mëtejshme mbi këtë çështje. Sa i përket negociatave për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, Starmer falënderoi Trumpin, pasi sipas tij presidenti i SHBA ndryshoi shpejt dhe vendosmëri rrjedhën e ngjarjeve, ndërsa kreu i shtëpisë së bardhë shprehu edhe një herë besimin te Vladimir Putin. “Ju nuk e përballoni dot vetëm Rusinë, apo jo? – iu drejtua ai me ironi Starmerit - Megjithatë, unë jam i bindur që Putin do ta mbajë fjalën. Rusia do të tërhiqet nga një pjesë e territoreve të pushtuara”, deklaroi Trump.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34