U mbyll me tensione dhe përplasje seanca e sotme parlamentare. Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë, teksa i binin tavolinave me shuplaka dhe me bidonë plastikë. Kjo ishte forma e tyre e revoltës për të mos kaluar në votim direkt, që u bë me propozim të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren. Mes zhurmës, mazhoranca i kaloi e vetme projektligjet një nga një. Sakaq, u zgjodh edhe kreu i ri i KPP, Ismail Shehu.