Një situatë e tensionuar është raportuar në zonën e Rrjollit, ku banorët janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë. Sipas informacioneve, përplasjet kanë nisur pasi banorët janë afruar në zonën e punimeve dhe janë përballur me policinë që po ruante perimetrin e sigurisë.