Tensionet e larta në sallë detyruan ndërprerjen e seancës në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e sulmoi ashpër verbalisht ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”. Bashkë me Kastratin në sherr është përfshirë edhe deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa. Deputetët e opozitës u përplasën në distancën me ministren e jashtme, Donika Gërvalla. U desh ndërhyrja e kolegevë për të mbajtur disa nga deputetët, duke shmangur një konfrontim të ashpër fizik.