Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan–Tepelenë. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga 55-vjeçari Dashmir Beca, është përplasur me një automjet tip “Benz”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e “Audit”.