“Bllokoni çdo votë të Greqisë”! Kjo kërkesë e Partisë Demokratike krijoi tension në Parkun Olimpik, pak pasi nisi procesi i numërimit të votave. Protagonist ishte sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, që këtë herë u përplas me drejtuesin politik të PS për diasporën, Taulant Balla. Sipas Nokës, votat e emigrantëve nga Greqia janë plotësuar nga socialistët. Në reagimin e tij po nga Parku Olimpik, Taulant Balla kërkoi që çdo kontestim të dërgohet në KQZ. Pas tensioneve, te Parku Olimpik shkoi dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se do të ketë një vendim lidhur me ngjarjen.