Një makinë u përplas sot në mesditë me motorin e një patrulle police në Durrës. Patrulla e Forcës së Posaçme "Shqiponja" ishte në shërbim në lagjen katër të qytetit. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 2 punonjësit e Policisë që ishin në motorr. Njëri nga policët e aksidentuar është dërguar për trajtim të specializuar te spitali i traumës në Tiranë, ndërsa tjetri po merr trajtim në spitalin e Durrësit. Është ndaluar drejtuesi i automjetit që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi me mjetin tip Benz kur pwrplasi policët me motor.