Një efektiv policie është përplasur nga një automjet para Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Durrës me iniciale M. A., i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Polici ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.