Top Channel/ Përplaset me policinë, 22-vjeçari humb jetën në Sarandë
15/06/2026 23:03

Një aksident tragjik detar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues tip “Jet Car” është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi, banor i Ksamilit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, i riu po lundronte me mjetin e tij në det dhe dyshohet se, për shkak të shpejtësisë, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare. Mjeti policor ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg vijës bregdetare, në monitorim të hapësirës detare. Perplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti lundrues të fundoset menjëherë pas aksidentit. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me drejtues të tjerë mjetesh lundruese që ndodheshin në zonë, kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të riut nga deti. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.Burimenga vendngjarja bëjnë me dije se pas aksidentit janë transportuar drejt spitalit edhe persona të tjerë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës për menaxhimin e situatës dhe kryerjen e veprimeve të para hetimore.Menjehere pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e ngjarjes, ndërsa deri tani dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e lundrimit me shpejtësi të mjetit tip “Jet Car”. Ngjarja ka tronditur banorët e Ksamilit dhe pushuesit që ndodheshin në zonë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi një nga aksidentet më të rënda detare të regjistruara këtë sezon turistik në jug të vendit.

Top News – Karriget u thyen, por jo ftesa për dialog, Rama: Dhunuesit do marrin përgjigje
21/10 09:34
Top Channel/ “Dialog”, Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Dhuna nuk justifikohet
21/10 09:11
Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40