Top Channel/ Përplaset me 5 makina, shoferi braktis ‘Benzin’ dhe i arratiset policisë
22/06/2026 20:06

Një 31-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” i ka shpëtuar ndjekjes policore ditën e sotme në Durrës. Sipas policisë, ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14, pranë tregut të makinave, ku shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në zonë, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti Benz që po lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve dhe ka vijuar lëvizjen për t’u larguar. Ndjekja ka vijuar në rrugët e qytetit. Automjeti ka përplasur pesë mjete të parkuara dhe në lëvizje pranë tregut të fruta-perimeve. Përplasjet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kësaj, drejtuesi, i identifikuar nga Policia si Regi Xhanari, 31 vjeç, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në terren për kapjen e tij. Nga verifikimet rezulton se 31-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga gjykata për veprën penale të “Mashtrimit”. Pas largimit nga vendi i qëndrimit të detyruar, ndaj tij ka nisur procedim edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa Policia vijon kërkimet për kapjen e 31-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28