Një aksident i zakonshëm rrugor ngjalli shqetësim të pamasë në Missipi të SHBA-së, dhe arsyeja ishte ngarkesa që kamioni në fjalë kishte me vete. Mjeti transportonte një grup majmunësh laboratori të cilët, sic shkruan The Guardian, me shumë gjasë ishin të sëmurë. Por që pas përplasjes së kamionit me një makinë të vogël në një autostradë ndërshtetërore atje, kafshët arritën të largohen e të shpërndahen nëpër zonë.