Për herë të parë në një debat televiziv në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Bundestagut në Gjermani morën pjesë tre kandidatë; Annalena Baarbock e Të Gjelbërve, Armin Laschet i CDU dhe Olaf Scholz i SPD. vetëm pesë minuta nga nisja e debatit dhe filluan përplasjet, kur erdhi një pyetje për Afganistanin. Mirësjellja e minutave të para mori fund, thotë Dë. Laschet kundër Scholz, Scholzi kundër Laschet, Baerbock kundër Laschet e Scholz, kundër të dy partive që qeverisin aktualisht, CDU dhe SPD.