Një aksident i rëndë me pesë automjete të përfshira u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës–Tiranë. Një 45-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me një kamion, ndërsa pesë pasagjerë mbetën të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20.