Sinjali i semaforit të kuq, ishte i pamjaftueshëm për të ndalë aksidentin rrugor që u regjistrua në mesnatë në aksin e Transballkanikës, pran ish-Hipotekës në Vlorë. Drejtuesit i automjetit porche, Kevin Belaj, rreth orës 00.05 , ka përplasur një vajzë të re, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E reja është marrë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, e cila fatmirësisht ndodhet jashtw rrezikut pwr jetwn ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.