Top Channel/ Përndoqi dhe përplasi kolegen, arrestohet polici
13/06/2024 22:41

Festim Xhafaj, efektivi i komisariatit të policisë së Himarës, i shpallur në kërkim pasi dyshohet për përndjekje ndaj koleges së tij, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes. Ndaj tij rëndojnë akuza edhe për dhunë në familje si dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë. Efektivi Xhafaj akuzohet se më 3 maj ka përndjekur kolegen dhe më pas përplasi automjetin e saj me makinën e tij. Pas ngjarjes që ndodhi në rrugën kryesore të Himarës, Xhafaj u largua me shpejtësi, duke e braktisur mjetin në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë më 10 maj, në automjetin e policit u gjetën në cilësinë e provës materiale edhe dy armë të ftohta. Burimet nga grupi i hetimit bëjnë me dije se Festim Xhafaj dhe punonjësja e policisë kanë qenë të lidhur për disa kohësh. Madje ishin pezulluar edhe nga detyra sepse ishin fotografuar duke u puthur në makinë gjatë orarit të punës. Kohët e fundit dy të rinjtë kishin patur debate dhe zënka. Pas sherrit me njeri tjetrin, efektivja ishte larguar ndërsa Xhafaj e ndoqi dhe e përplasi me makinën e tij. Punonjësja e policisë dëshmoi në polici, ku ka pohuar problemet që ka pasur me të dashurin e saj, që pas 33 ditëve arrati do të duhet të përballet me drejtësinë.

Top Channel/ Plani i protestës më 29 tetor/ Opozita do bllokojë akset kryesore në Shqipëri
25/10 22:44
Top Channel/ Tërmeti shkund Fierin! Epiqendra në Kuman. Banorët: U trembëm, dolëm në rrugë
25/10 22:31
Top Channel/ “Harruam mbesën brenda”, banorët rrëfejnë momentet e frikshme të tërmetit në Fier
25/10 21:40
Top News/ ‘Balluku shmangu bursën e energjisë’/ Bardhi nxjerr dokumentet: favorizoi disa kompani
25/10 21:10
Top Channel/ Dosjet e ish-sigurimit/ Një vizitë në arkiv, ja si përgatiten të dhënat për lexim
25/10 19:49
Top Channel/ Shteti bektashi? Ende asgjë! Baba Mondi: Asnjë lëvizje, vetëm deklarata e kryeministrit
25/10 19:19
Top News/ Mbrojtja Civile, çelen aplikimet për Bashkitë për të përfituar nga fondi
25/10 18:49
Top News/ ‘Nuk jam unë peshku i madh’ / Lefter Koka në gjykatë-Hapni telefonin e Kryemadhit
25/10 17:09
Top News/ Tatimet vendore të Tiranës/ Kompania gjermane i jep certifikatën, Veliaj: Vlerësim
25/10 16:43
Top Channel/ Gjyqi për Lefter Kokën, SPAK kërkoi në Apel dënim edhe për shpërdorim detyre
25/10 15:51
Top News/ Ndryshime në Bashkinë e Tiranës/ Kryebashkiaku Veliaj largon 10 drejtorë, emëron të rinjtë
25/10 15:37
Top Channel/ Çmimi “Jakov Xoxa”, në konkurs marrin pjesë autorë shqiptarë nga të gjitha viset
25/10 15:32
Top Channel/ Vendet në konflikt, diskutimi në këshillin e sigurimit në OKB për mbështetjen e grave
25/10 15:30
Top Channel/ Çertifikohet drejtoria e taksave, zyra e bashkisë së Tiranës merr certifikatën ISO 9001
25/10 15:19
Top Channel/ Ligji për bashkëpronësinë do ndryshojë, tarifa reference për pagesat e pallateve
25/10 15:16
Top News/ Protesta e opozitës te Bashkia/ Sekretari i PL përshëndet Metën: Është koha e aksionit
25/10 14:56
Top News/ Katër makinë përplasen në Sukth. Aksidenti i shumëfishtë, vetëm dëme materiale
25/10 14:50
Top News / Qeveria nis aksionin anti informalitet / Kontrolle në terren, shtyhet afati për adresat
25/10 14:44
Top Channel/ Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, katër automjete përplasen me njëra-tjetrën
25/10 14:33
Top News/ Hiqet detyrimi për aplikim të dyfishtë/ Emigrantët mund të marrin pasaportë, ose ID
25/10 14:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA