Top Channel/ Përmendet kryeministri sllovak/ Mjekët ende të pasigurt
16/05/2024 23:22

Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos rëndë në një atentat, i është rikthyer vetëdija pasi iu nënshtrua një operacioni disaorësh, njoftuan mediat vendëse të enjten. Zyrtarët e spitalit në qytetin Banska Bistrica të Sllovakisë thanë se lideri populist pro rus, 59 vjeç, iu nënshtrua një operacioni pesorësh, i cili u krye nga dy ekipe mjekësh mbrëmjen e 15 majit. Fico luftoi për jetën si pasojë e plagëve të rënda nga të shtënat. “Gjatë natës, mjekët ia dolën ta stabilizojnë gjendjen e pacientit”, tha zëvendëskryeministri Robert Kalinak për gazetarët që ishin mbledhur pranë spitalit ku po mjekohet Fico. “Fatkeqësisht, gjendja e tij është ende serioze, sepse plagët janë të komplikuara”, tha Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij. Sipas tij, sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”. Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, bëri thirrje të enjten që të ndalet "urrejtja e dhunshme" që e ka kapluar Sllovakinë. "Ne duhet të dalim nga ky cikël i urrejtjes së dhunshme dhe nga akuzat e ndërsjella. Ajo që ndodhi dje, ishte akt individual, por atmosfera e tensionuar e urrejtjes është vepër e jona e përbashkët", tha ajo. Pamjet: AFP

Top Channel/ Vapa, mbyllet kulla Eiffel. Franca mes valës së tretë të temperaturave ekstreme
11/07 23:35
Top Channel/ Mbrojtja nga zjarret. SpaceX lëshon tre satelitë për zbulimin e zjarreve në Kaliforni
11/07 22:59
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Franca bën veprimin e paprecedent: Aktivizohet Plani Orsec!
11/07 14:58
Top Channel/ Irani “kërkon gjak”, Khamenei: “Kombi do që të merret haku i babait tim”!
11/07 14:39
Top Channel/ 13 vite nga aksidenti i Schumacher, bashkëshortja rrëfen dhimbjen: Më mungon çdo ditë
11/07 14:10
Top Channel/ Trump lë “amanetet”: “Po më vrau Irani, do lëshohen 1000 raketa-Lëvduar qoftë Allahu!
11/07 11:28
Top Channel/”Na vodhi sekretet”, Apple padit OpenAi: “Plas lufta” per Inteligjencën Artificiale!
11/07 11:27
Top Channel/ New York, kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen “Little Albania”: Ankohen italianët!
11/07 11:25
Top Channel/ Hormuzi, Europa “ndahet” nga SHBA: Paguajmë tarifa vullnetare dhe kalojmë vetë!
11/07 11:24
Top News – 1 mijë raketa mbi Iran/ Trump kërcënon-do të godasin po më vratë
11/07 10:54
Top News- Zjarre të egra në Spanjë, 12 njerëz digjen mes flakëve të ferrit
10/07 23:00
Top Channel/ “Jam në listë për tu vrarë” Trump bën deklaratën tronditëse, zbulon planin sekret…
10/07 22:24
Top Channel/‘Mos e ço vendin në lufte civile’, protestuesit nisin fjalimet para kryeministrisë: Jep…
10/07 20:27
Top News- Agjentët rusë që trazuan Gjermaninë / Serbia arreston dy persona, akuzohen për sabotim
10/07 16:54
Top News – Rrjetet sociale si drogat e forta / Dizajni krijon varësi, Evropa kundër Meta-s
10/07 15:04
Top Channel/DASH “i shpall luftë” Antifës: Kabllogram 20 ambasadave amerikane, përfshirë Shqipërinë!
10/07 15:01
Top News – Irani, plan specifik për të vrarë Trumpin / Izraeli zbulon komplotin, njofton SHBA-në
10/07 15:01
Top News – Erdogan pret F35-at amerikane / ‘Heq qafe’ S-400 të Rusisë, Kremlini: Jemi në kontakt
10/07 15:00
Top News – Burnham, kryeministër i ri i Britanisë / Merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
10/07 14:42
Top News – Hedh në erë edhe 12 anije të tjera / Ukraina godet flotën hije të Rusisë, 47 në një javë
10/07 14:41