Top Channel/ Përmbytjet pas stuhisë, shiu në Emiratet e Bashkuara Arabe më i madhi në 75 vjet
17/04/2024 17:17

Stuhia e fortë me reshje shiu që goditi një ditë më parë Emiratet e Bashkuara Arabe la pas përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët e qytetit vezullues u kthyen në lumenj, ndërsa uji përmbyti banesa dhe shtëpi, duke e bërë qendrën ajrore më të ngarkuar në botë të ndalë vrullin për pak orë. Për të dytën ditë me radhë aeroporti i Dubait po vonon, anulon dhe devijon fluturimiet, ndërsa pasagjerët u paralajmëruan të mos i afroheshin aeroportit më të ngarkuar në botë nga trafiku ndërkombëtar, "nëse nuk ishte e nevojshme", tha një zyrtar. Linja ajrore kryesore e Dubai Emirates anuloi të gjitha kontrollet të mërkurën pasi stafi dhe pasagjerët u bllokuan në radhët e krijuara të taksive në aeroport si pasojë e përmbytjeve në rrugët hyrëse të aeroportit dhe pezullimit të shërbimit metro. Po ashtu Komiteti Kombëtar i Emergjencave, Krizave dhe Menaxhimit të Katastrofave të EBA-së u bëri thirrje qytetarëve të “mos dalin nga shtëpitë nëse nuk është e nevojshme” në rajonet ku reshjet shkaktuan përmbytje masive. Sipas mediave vendase atje, që i referohen të dhënave të Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, të martën ranë deri në 254 milimetra shi, aq sa mund të bien në dy vjet. Po sipas tyre, këto ishin reshjet me intensitet më të lartë në 75 vitet e fundit. Nga stuhia humbi jetën një 70-vjeçar, ndërsa 18 persona të tjerë u vranë në Oman, përfshirë disa fëmijë.

Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21