Teksa numri i viktimave nga përmbytjet dramatike në Emilia Romagna mbërriti në 15, zemërata po rritet ndaj autoriteteve italiane. Banorët e zonës janë shprehur të indinjuar se nuk mendojnë që kjo situatë ishte pasojë e ndryshimeve klimatike, por ia faturojnë atë neglizhencës, e kërkojn hetim për mungesën e përdorimit të fondeve me qëllimin kryerjen e punimeve parandaluese sic do të ishte krijimi i baseneve mbrojtese për të frenuar vërshimin e ujit nga lumenjtë e tejmbushur.